Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti, më e dobëta në marrjen e vendimeve

06/14/2022 14:09
nga:G B

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi të martën se Qeveria Kurti është më e dobëta dhe më e ngadalta në marrjen e vendimeve.

Tahiri tha para deputetëve se Qeverisë i janë dashur 1 vit e 5 ditë për t’i sjellë emrat e trupës së Autoritetit të Konkurrencës.

“Ky kryeministër nuk mund t’i sjellë 5 emra, ta bëjë një komision dhe ta zgjedhë një trupë që është ekstremisht e nevojshme për ekonominë e vendit”, tha Tahiri.