Derisa ka folur për planin franko-gjerman që Kosova tashmë e ka si propozim në tavolinë, Edita Tahiri tha se e ka parë këtë dokument dhe aty nuk është e përfshirë njohja reciproke.
“Esenca është se duhet të thuhet në mënyrë eksplicite që të dyja shtetet njohin njëra- tjetrën, që do të pasohej me vendosjen e marrëdhënieve fqinjësore me kartën e OKB-së, që respektojnë edhe sovranitetin edhe integritetin territorial të njëra -tjetrës, të hapin ambasadat, të fillojnë fazën e bashkëpunimit bilateral, dhe ma merr mendja që një prej pikave do të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit që kanë mbetur të pazbatuara”.
Ajo tha se çelësi i marrëveshjes finale për të sjellë paqe mes dy shteteve pas luftës gjenocidale që Serbia ka bërë në Kosovë, është njohja reciproke mes shteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë e jo në mënyrë të tërthortë dhe nuk e ka plani franko-gjerman.


