Lajme

Tahiri për zhvendosjen e terminalit doganor nga Merdari: Goditja e rradhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin

06/16/2022 19:52
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për Podujevën, raporton GazetaBlic.

Tahiri thotë se kjo zhvendosje është goditja e rradhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin.

Në anënt tjetër, ai i bën thirrje deputetëve dhe Qeverisë për ndaljen e bllokadave, në mënyrë që të hapen dyert e zhvillimit.

POSTIMI I PLOTË:

Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për një zonë e qytet si Podujeva, që është porta kryesore që e lidhë Kosovën me Evropën. Për më keq, ky vendim në tërësi eliminon projeksionet për Zonën Ekonomike dhe planin për ngritje ekonomike dhe punësim në Llap.
Kjo është goditja e rradhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin. Ndërsa goditja e dyta, pas Orllanit, që tashmë është bllokuar si potenciali kryesor për zhvillim e turizëm në Llap e Gollak.
Si deputet, u bëjë thirrje gjithë kolegëve dhe Qeverisë që t’i ndalë bllokadat e t’i hapë rrugë zhvillimit. Në qoftë se vendimi është i përkohshëm dilni e tregoni, mos u fshehni!