Ish kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiç sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për dy arsye, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai është kërcënues i hapur i sigurisë dhe arsyeja e dytë e mos pjesëmarrjes së tij është që sot mori fund projekti homogjen serb “Ballkani i Hapur”.
Postimi i saj i plotë:
Vucici sot nuk pati fytyre te marre pjese Samitin e procesit te Berlinit per dy arsye: e para nje kercenues i hapur i sigurise dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend ne nje Samit qe synon paqen dhe stabilitetin e qendruesehm ne Ballkan, dhe aryeja e dyte eshte qe sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur” nderkaq definitivisht mbizoteroi procesi i Berlinit per Ballkanin Perendimor te gjashte vendeve WB6. Per ngarendesit e ‘Ballkanit te hapur’ qe prodhoi nje tandem te cuditshem “Rama-Vuciq’ tashme mbaroi ky projekt i demshem serbo-rus.


