Lajme

Tahiri për rastin e Osmanit në Shkup: Incident i rëndë diplomatik

08/02/2024 15:29
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Besnik Tahiri e ka quajtur “incident të rëndë diplomatik” rastin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

“Presidentja e Kosovës ndalohet, shkelen të gjitha konventat, protokollet diplomatike, ky nuk është skandal është incident i rëndë diplomatik mes dy shteteve”- tha Tahiri.

Tahiri në një konferencë për media tha se me këtë incident janë dëmtuar marrëdhëniet rajonale.