Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në ditën e parë të vitit të dytë me qeverinë “Kurti II”, me problemet globale e mosveprimin nacional, qytetari i Kosovës është më i pasigurt dhe më i pashpresë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka ironizuar me qeverinë “Kurti II”, duke thënë se deklarata populliste “Krejt dhe Drejt” ishte parulla që konfirmon se mungesa e një plani të qartë është vetë plani i stagnimit.
Sipas tij, puna e vetme e mirë e kësaj qeverie është vetëm krijimi i Fondit të Sigurisë.
Postimi i plotë:


