Lajme

Tahiri për njohjen reciproke: Kurti ia ka borxh popullit dhe historisë ta shpjegoj këtë humbje

03/02/2023 16:11
nga:Astrit Gashi

Si e humbi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përkrahjen amerikane për marrëveshje me njohje reciproke në qendër?

Kjo ishte pyetja e shtruar nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, me anë të një postimi në Facebookun e saj.

Ajo përmendi letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, ku theksohet përkrahja e tij dhe ShBA-së ndaj Kosovës që të fitohet njohja reciproke me Serbinë.
Por sipas saj, Kurti e humbi këtë. Shtoi se një gjë të tillë ua ka borxh popullit dhe historisë që ta shpjegoj atë që Tahiri e quan humbje.

“Si e humbi Kurti perkrahjen amerikane per marreveshje me njohje reciproke ne qender? Presidenti Biden me leter e perkrahu Kosoven qe ta fitoj njohjen reciproke, Kurti e humbi. Ia ka borxh popullit dhe historise ta shpjegoj kete humbje”, shkroi ajo në Faceook.