Besnik Tahiri nga AAK ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e vlerësuar atë si një lider të matur, të vendosur dhe të përkushtuar ndaj detyrës publike, raporton GazetaBlic.
Tahiri tha se qetësia dhe modestia e Presidentit Begaj e bëjnë atë një shembull të mirë të një shqiptari që shërben me dinjitet dhe përulësi.
Postim i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të takoj Presidentin Bajram Begaj, një lider i matur, trim e i vendosur. Presidenti Begaj ka një qetësi që reflekton përkushtim ndaj atdheut e detyrës publike. Është fjalë pak e vepra shumë. Një shembull i mirë i një shqiptari të madh që shërben me dinjitet dhe përulësi. 🇦🇱 🇽🇰


