Lajme

Tahiri: PDK-ja po angazhohet që më 9 shkurt Kosovës të ketë një qeveri të re

09/09/2024 12:46
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, thotë se partia e tij po angazhohet vazhdimisht që në zgjedhjte e 9 shkurtit, Kosova të ketë një qeveri të re.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në një prononcim të shkurtër për media, Tahiri tha se gjatë qeverisjes aktuale, Kosova “ka stagnuar” pothuajse në të gjitha fushat, teksa ka përmendur aspektin ekonomik, shëndetësinë, fushën e arsimit, e të tjera.

“Si grup parlamentar i Partisë Demokratike, gjatë kësaj periudhe natyrisht që do të angazhohemi maksimalisht që ky proces të përmbyllet dhe të arrijmë t’i përfundojmë punët të cilat mund t’i ndihmojnë sado pak Kosovës. Edhe pse, siç e shihni jemi të izoluar e të bllokuar, pra komplet angazhimi ynë parlamentar, do të shkojë që vendit tonë t’i japim një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në këtë kohë çfare jemi, në këtë përplasje me miqtë tanë, me ata të cilët na kanë ndihmuar të vijmë në këtë pikë, në anën tjetër në bllokimin e shtetit tonë, si në aspektin ekonomik, shëndetësisë, arsimit, e stagnimeve në të gjitha fushat tjera”, ka deklaruar Tahiri para mediave.

Tutje, Tahiri vlerësoi që në këto tri vite e gjysmë, Qeveria Kurti ka bërë shumë pak për vendin, teksa tha që në Kosovë ka ngecje e stagnim të dukshëm.

Konjufca: Dialogu ka vdekur, arkivolin e ka pasur me sulmin terrorist të Banjskës