Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard tahiri për arratisjet e personave të dënuar kohëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se këto ngjarje veçse rikonfirmojnë degradimin dhe mjerimin e madh të institucionve të sigurisë.
“Vetëm brenda një periudhe të shkurtër ndodhën tri arratisje të personave të dënuar për vrasje të rënda. Këto ngjarje e rikonfirmojnë degradimin dhe mjerimin e madh të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.