Lajme

Tahiri: Pasi Kurti dështoi ta hapë urën, tani e ka gjetur fajtorin – thotë se po pret KFOR-in e QUINT-in

09/10/2024 20:36
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për hapjen e urës së Ibrit, derisa u shpreh se po pret QUINT-in dhe KFOR-in, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur dështoi ta hapë urën, tani Kurti e ka gjetur fajtorin, duke thënë se po pret KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.

Postimi i saj i plotë:

Tash kur deshtoi ta hap Uren, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thote ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it.