Besnik Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Hungari dhe Serbi, duke theksuar se demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut mbeten vlera të përhershme, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Tahiri ka vlerësuar se zhvillimet në këto dy shtete dëshmojnë se ndryshimi politik është i mundur kudo.
Ai ka kritikuar autokratët që, sipas tij, verbohen nga pushteti, duke theksuar se njerëzit e ndershëm dhe guximshëm mund ta rikthejnë demokracinë në shtet dhe shoqëri.
Postimi i plotë:
Demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë vlera që nuk vjetrohen kurrë dhe nuk dalin nga moda.
Ajo që ndodhi para pak kohësh në Hungari dhe dje në Serbi është mesazh i qartë: ndryshimi është i mundur kudo.
Autokratët verbohen nga pushteti, por njerëzit e dëshmuar, të ndershëm e guximshëm do ta rikthejnë demokracinë, në shtet dhe shoqëri. Sepse ka njerëz të pastër dhe të gatshëm të luftojnë për këto vlera!


