Lajme

Tahiri pas shtrejtimit të rrymës: Kërkojmë shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe anulimin e vendimit të sotëm

02/08/2022 11:46
nga:Y I

Sot bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Ky vendim sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duhet të anulohet sot.

“Prandaj, sot, ne propozojmë rezolutë për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe të anulohet vendimi i sotëm i këtij bordi për shtrenjtimin e energjisë elektrike” ka thënë Tahiri.

 

 

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për shtrenjtim të rrymës në Kosovë