Lajme

Tahiri pas koalicionit me AAK-në: Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit

11/03/2025 13:31
nga:Genita C

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar zyrtarisht fushatës dhe vizionit të tij për qytetin, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka falënderuar kryetarin e degës së AAK-së në Mitrovicë, Qazim Nimanin, dhe strukturat e partisë për mbështetjen e dhënë.