Lajme

Tahiri pas humbjes së LVV-së – “E humbën edhe legjitimiten për dialogun me Serbinë”

11/15/2021 13:14
nga:Gazeta Blic

Ish-Kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas rezultateve zgjedhore që rezultuan të mangëta për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, konsideron që kjo parti ka humbur edhe legjitimitetin për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Pas humbjes së madhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, Qeveria kurti nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm ta përfaqësojë Kosovën në dialogun e Brukselit”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq “të domosdoshme”, pas ndryshimit të hartës politike që pasuan nga këto zgjedhje, e quajti “pjesëmarrjen e opozitës në delegacion” të dialogut.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë vetëm në 4 komuna në Zgjedhjet Lokale.

Ndërkaq edhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e quajti “jo të kënaqshëm” rezultatin zgjedhor, dhe si arsye identifikoi “defekte të brendshme” përbrenda LVV-së, por edhe “bashkimin e të gjithëve kundër VV-së”.