Lajme

Tahiri pas anulimit të Ligjit për Byronë: Dëshmi se pushtetit më shumë i intereson propaganda sesa shteti ligjor!

06/26/2024 18:52
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas anulimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se ky anulim është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti.

“Anulimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është fitore e Shtetit të së Drejtës përballë përpjekeve të vazhdueshme arbitrare të këtij pushteti për të zëvendësuar drejtësinë që duhet ta japin gjykatat me një byro partiake që do të shkatërronte sigurinë juridike të qytetarëve në emër të “reformës” në drejtësi.Kjo është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti”shkruan Tahiri në Facebook.