Besnik Tahiri i AAK-së ka deklaruar se pas 9 shkurtit, Kosova do të dalë në dritë dhe nuk do të mbetet më në errësirë, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se me numrin 137, Kosova do të fitojë, duke e vendosur qytetarin në qendër të vëmendjes.
Sipas Tahirit, ky është momenti që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, duke e siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të fuqishme për qytetarët e saj.