Lajme

Tahiri: Partneriteti i vendit tonë me SHBA-në është i përjetshëm

03/15/2023 10:34
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është afatgjatë dhe i përjetshëm.

Me këtë rast, ai ka publikuar një fotografi në Facebook me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar ai.

Dje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin Hovenier, me ç’rast e ka falënderuar atë për angazhimin e tij dhe të SHBA-së në mbështetje të Kosovës, teksa ka bërë të ditur se po ashtu ia ka prezantuar qëndrimin e AAK-së, në mbështetje të marrëveshjes Kosovë – Serbi.