Lajme

Tahiri: Partitë të ofrojnë programe e jo sharje mes vete për hatermbetje

05/11/2026 16:23
nga:Genita C

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar ndaj rritjes së polarizimit politik në vend, duke thënë se kjo po e dëmton Kosovën, raporton GazetaBlic.

Ajo u bëri thirrje partive politike që të fokusohen në programe dhe interesin e qytetarëve, e jo në sharje dhe përplasje mes politikanëve për hatermbetje.

Sipas Tahirit, Kosova dhe qytetarët duhet të jenë prioritet.