Lajme

Tahiri: Osmani e Kurti dëmtuan interesat e shtetit – e para s’u takua dot me Blinkenin, s’u ftua fare

11/11/2021 11:43
nga:M K

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në ShBA dhe marrëdhëniet me aleatin strategjik.

Tahiri ka thënë se Osmani s’ka arritur të takohet me Sekretarin e shtetit Antony Blinken, teksa kryeministri Kurti su ftua fare në Samitin e Demokracisë.

“Presidentja nuk arriti ta takoj as Sekretarin e shtetit amerikan, Ministrja e jashtme mberriti vetem deri ne Iowa, ndersa Kryeministri fare nuk u ftua ne Samitin e demokracise… Cfare renie ne marredheniet Kosove- SHBA! Cfare demtimi i interesave shteterore”, ka shkruar ajo.

Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e ShBA-së për gazin