Lajme

Tahiri nga Nju Jork: Marrëdhënia me ShBA-në është e shenjtë dhe si e tillë nuk duhet të jetë subjekt i diskutimit

02/04/2024 15:09
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se SHBA-ja ka qenë, është dhe përgjithmonë do të mbetet aleati strategjik i Kosovës, qoftë në rrafshin e brendshëm qoftë në rrafshin ndërkombëtar.

Kështu ka thënë Tahiri në përmbyllje të vizitës në ShBA, duke shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve është e shenjtë.

“Marrëdhënia me ShBA-në është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund dhe nuk duhet të jetë subjekt i diskutimi. Si e tillë, kjo marrëdhënie është pjesë e identitetit shtetëror dhe kombëtar”, ka thënë Tahiri.