Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkëpartiakë kanë zhvilluar një takim me sipërmarrësit.
Tahiri tha se pa ata liria, shteti dhe pavarësia nuk kanë kuptim dhe nuk mund të kenë një të ardhme prosperuese.
Ai renditi disa nga zotimet e AAK-së për sipërmarrësit.
“Do të angazhohemi që të gjitha politikat qeverisëse dhe publike në qeverinë e re do të jenë të bashkë-planifikuara me sektorin ekonomik. Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime. Do të bëjmë investime prej 25 miliardë eurosh, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirë energjinë dhe ligjet” shkruan Tahiri raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në takim me sipërmarrësit e vendit u zotuam se:
– Do të angazhohemi që të gjitha politikat qeverisëse dhe publike në qeverinë e re do të jenë të bashkë-planifikuara me sektorin ekonomik.
– Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime.
– Do të bëjmë investime prej 25 miliardë eurosh, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirë energjinë dhe ligjet.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se pa ju, liria, shteti dhe pavarësia nuk kanë kuptim dhe nuk mund të kenë një të ardhme prosperuese.


