Lajme

Tahiri: Në Gjykatën Komerciale, ka grupe të lidhura me interesa të caktuara dhe me oligarkë të pushtetit të Albin Kurtit

04/08/2026 13:27
nga:Genita C

Sipas Abelard Tahirit, në Gjykatën Komerciale të Kosovës ka grupe që janë të lidhura me interesa të caktuara dhe me oligarkë të afërt me pushtetin e Albin Kurtit, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka kritikuar vendimin e gjykatës që u jep një konsorcium kompanish private të drejtën për të marrë mbi 32 milionë euro nga Ndërmarrja Publike Banesore, duke e konsideruar këtë një precedent shqetësues dhe një rrezik të madh për buxhetin e Prishtinës.

Ai nënvizon se çështja nuk është thjesht juridike, por ka të bëjë drejtpërdrejt me mbrojtjen e parasë publike dhe interesit të qytetarëve, ndërkohë që avokati Faton Fetahu po vazhdon betejën ligjore për rikthimin e ligjshmërisë.