Gazetar i Klan Kosovës Besnik Tahiri, ka thënë se Agjencia Kosovare për Inteligjencë në vitin 2023 i ka pasur nën mbikëqyrje 271 persona, të dyshuar për spiunazh.
Derisa në emisionin Rubikon tha se për vitin 2024 nuk ka të dhëna.
“Një pjesë e konsideruar shqiptarë, pjesa më e madhe serb, por edhe të komuniteteve të tjera”, tha Tahiri.
Si të dyshuar për spiunazh, dje në Ferizaj u arrestuan dy shqiptarë të Kosovës.
Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani, dyshohen që kanë bashkëpunuar me Shërbimin Inteligjent të Serbisë të njohur si BIA.