Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “persona non grata” djalin e Xhorxh Sorosit, cili sipas saj punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.
Ajo gjithashtu kërkoi të ndalohen përpjekjet e kryeministrit shqiptar Edi Rrama për “Ballkanin e Hapur”.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj takimit të radhës në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bisedohet për “Open Balkan”.


