Lajme

Tahiri: Mospërfshirja e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale, qasje absurde e kësaj Qeverie absurde

02/10/2023 08:29
nga:Astrit Gashi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar mospërfshirjen e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qeveria po fton opozitën vetëm për t’i anuluar marrëveshjet e kaluara. Sipas Tahirit, kjo është “një qasje absurde e kësaj qeverie absurde”.

“Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve të kaluara, por nuk ftohet për arritjen e marrëveshjes finale! Kjo është një qasje absurde e kësaj qeverie absurde, kurrë nuk është parë më herët” ka shkruar Tahiri.