Arian Tahiri sot ka vizituar biznesin “MMetal”, i cili tha se kontribuon çdo ditë në forcimin e ekonomisë së qytetit.
Tahiri tha se ai angazhohet që mundësitë në Mitrovicë të jenë po aq të shumta sa edhe resurset që ka toka jonë.
“Mitrovica do të ofrojë mbështetje për bizneset dhe mundësi për çdo qytetar të saj”, tha Tahiri.


