Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së kritikon opozitën: Ndaloni këto veprime

05/11/2022 12:36
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka filluar diskutimin në seancën plenare duke parashtruar dy pyetje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka reaguar ashpër ndaj zhurmës së deputetëve me shishe në seancën e kaluar, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se kjo gjuhë dhe kjo metodë duhet të ndalet, teksa bën thirrje të diskutojnë në mënyrë të shëndoshë

“Si është e mundur që më shumë se një muaj e gjysmë jemi malltretuar, deputet e deputete të këtij Kuvendit kanë dal kanë thënë që komisioni hetimor është në kundërshtim me ligjin për hetim parlamentar. A duhet me marr shishen prapë për me i kuptu ligjet që i keni apo duhet për t’i goditur tavolinat që me ju thënë bëni ligjin e pagave. A kuptoni që këto metoda dhe kjo gjuhë nuk është për këtë vend.Kërkesa ime është që t’i ndalim këto metoda dhe të kthehemi në një logjikë të shëndosh diskutimi” tha Tahiri.