Abelard Tahiri ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Petrit Hajdarit për Kryetar të Komunës së Drenasit, duke e vlerësuar për përvojën mbi 20-vjeçare në administratë, politikë dhe diplomaci, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh i bindur se Hajdari do të udhëheqë me përkushtim dhe do të sjellë zhvillim për komunën.
“Suksese në këtë kapitull të ri dhe të priftë e mbara, Petrit!”, ka shkruar Tahiri.


