Lajme

Tahiri: LVV në opozitë e ka pasë problem pasurinë e politikanëve, tash në pushtet po e relativizon këtë çështje

05/25/2023 11:11
nga:Genita C

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se është degradim nga partia në pushtet relativizmi i mosdeklarimit të pasurisë nga ana e ministres së Industrisë Rozeta Hajdari.

Madje sipas Tahirit, për Lëvizjen Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë, ka qenë problem çështja e pasurisë së politikanëve, kurse tash kur është në pushtet po relativizohet çështja deri në atë masë sa që siç tha ai “nuk është problem edhe pse është denu kjo mundet me vazhdu lirisht me punu”.

“Me relativizu deri në atë masë deklarimin e pasurisë së nj ëperosnaloiteti publik ku thuhet që ëshët dënu mirëpo nuk është asgjë apo më mirë me thënë punë e madhe që u denu për mosdeklarim të pasurisë mendoj është degradim kogja i madh prandaj mosdeklarimi i pasurisë nga një personalitet publik aq më shumë nga një ministre e cila është përgjegjëse direkt për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë pra është një degradim dhe është një sinjal shumë i keq për investitorët të cilët nesër kanë kontakt me këtë ministre të cilët mund të vinë në Republikën e Kosovës. Pra ministrja në fjalë ëshët denu dhe tashmë është vepër penale është dënu nga gjykatat e Kosovës me vendim të prerë dhe sot kjo për LVV-në, quditërisht sa ka qenë në opozitë ka qenë një problem shumë i madh çështja e pasurisë së politikanëve tashmë po relativizohet deri në atë masë sa që nuk është problem edhe pse është denu kjo mundet me vazhdu lirisht me punu”, tha ai në seancën në Kuvend.

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një mocion për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Paraqitësi i këtij mocioni, Ferat Shala ka thënë se ministria po shënon dështime e skandale të vazhdueshme.

Kurse shefja e Grupit Parlamentare të LVV, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga PDK tërheqjen e për shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Sipas saj, kjo rezolutë nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe vlerë përmbajtjesore.