Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se LDK nuk duhet të tentojë të bëhet VV, madje as PDK, sepse ajo është unike.
Ai nuk ka nguruar të thurr elozhe për partinë në të cilën edhe është aktualisht.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri ka thënë LDK ngërthen në vete një histori të veçantë.
“LDK ka histori. Ajo nuk duhet të tentojë të bëhet VV. Vizioni i saj është unik. Prandaj unë besoj se LDK do të rikthehet fuqishëm, sepse i gëzon të gjitha predispozitat e mundshme”, tha ndër të tjera Tahiri.
Xhafer Tahiri: Po të kthehej koha, do ta nënshkruaja sërish koalicionin me VV-në në Vushtrri!
/GazetaBlic/