Lajme

Tahiri: LDK-ja do t’i fitojë komunat në të cilat aktualisht udhëheqë, ndërsa do t’i rikthejë Prishtinën e Podujevën

07/16/2021 20:49
nga:M K

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, beson se LDK-ja do t’i mbajë të gjitha komunat në të cilat udhëheqë aktualisht.

Përveç kësaj, ai beson se Lidhja Demokratike do t’i rikthejë Prishtinën e Podujevën.

“Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri tregoi optimismin e tij për zgjedhjet e së vjeshtës.

“LDK do t’i mbajë të gjitha komunat në të cilat aktualisht udhëheqë, e rikthen Prishtinën, e rikthen Podujevën”, tha ndër të tjera ai.

Kryetari aktual i Vushtrrisë: Po përdoret pushteti qëndror për ta bllokuar zhvillimin e qytetit!

/GazetaBlic/