Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, beson se LDK-ja do t’i mbajë të gjitha komunat në të cilat udhëheqë aktualisht.
Përveç kësaj, ai beson se Lidhja Demokratike do t’i rikthejë Prishtinën e Podujevën.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri tregoi optimismin e tij për zgjedhjet e së vjeshtës.
“LDK do t’i mbajë të gjitha komunat në të cilat aktualisht udhëheqë, e rikthen Prishtinën, e rikthen Podujevën”, tha ndër të tjera ai.
Kryetari aktual i Vushtrrisë: Po përdoret pushteti qëndror për ta bllokuar zhvillimin e qytetit!
/GazetaBlic/