Lajme

Tahiri-Kurtit: Kur përballesh me Vuçiqin ke nevojë për ne, për çështje të tjera jo!

05/27/2021 15:37
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje me shkarkimin e bordit të AKP-së.

Tahiri thotë se diçka e tillë po ndodh tani që të bëhet kapja e këtij bordi.

“Nuk janë në gjendje me pru një vlersim të saktë se pse ky agjension duhet të shuhet, nuk ka një analizë. Sjellin një dokument me një qëllim të vetëm ta kapin atë bord”

Ai tha se kur Kryeministri Kurti përballet me Vuçiqin ka nevojë për ta ndërsa tani jo.

“Ju jeni shumica është e vërtetë, kryeministri tha se unë i kam votat, kjo është papjkuria më e madhe. Kur Kryeministri ka nevojë me u përball me Vuçiqin ka nevojë për ne, ndërsa tani jo” tha Tahiri përcjell Gazeta Blic.