Lajme

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën

12/02/2024 12:43
nga:G C

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka përmendur emigrimin e kosovarëve gjatë qeverisjes katërvjeçare të Albin Kurtit.

Ai ka përmendur ikjen e qytetarëve duke thënë se për katër vite kanë ikur rreth 130 mijë punëtorë Kosovën

“100 mijë euro vëllait e 100 mijë euro dajës të Fitore Pacollit, e a është të njëjtën parti Adnani që le ushtrinë pa bukë. A është parti me Liburnin që i ka falë 10 milionë eurove oligarkëve.” – tha fillilmisht ai.

Tahiri përmendi me shifra ikjen e qytetarëve duke thënë se është fotografia më e dhimbshme e kësaj qeverie.

“Realisht fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, shprazja e Kosovës, gjatë katër vitetve nga viti 2021 e 2022 del që rreth 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën cdo vit… rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën. 41 për qind e shtëpive në Istog janë të pabanuar, Klina i ka 40, Lipjani 30 për qind e kështu me radhë dhe mbi 35 për qind në krejt Kosovën janë të pabanuar.” – ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe ikjen e mjekëve, infermierëve, duke thënë se fatkeqësisht Kosova është zvogëluar në popullësinë e saj.

Kurti para deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje