Lajme

Tahiri: Kurti nuk e kupton shtetin dhe pagën minimale, po sillet si populist

02/03/2025 18:56
nga:Genita C

Besnik Tahiri kandidat për deputet me numrin 10 nga AAK, nga Prizreni, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke theksuar se pas 25 viteve shtetndërtimi, kemi një kryeministër që nuk e kupton zhvillimin, pagën minimale dhe tregun e punës, raporton GazetaBlic.

Ai e cilësoi këtë si pasojë të paaftësisë politike të Kurtit, i cili, sipas Tahirit, po sillet si populist në fushatë.

Tahiri shtoi se “Kosova Fituese” tani po bëhet një realitet i pakthyer

Shkrimi i plotë:

Nga kryeqyteti historik, Prizreni i themi kësaj qeverie se edhe pas 25 vite shtetndërtimi, e kemi një kryeministër që nuk e kupton shtetin, zhvillimin e as pagën minimale, duke e menduar që paga minimale funksionon si nië lloj shtese a subvencioni. Pra kemi një kryeministër që është ose i paaftë politikisht, dhe nuk njeh as tregun e punës, ose edhe në fushatë sillet si një populist. Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer.