Lajme

Tahiri: Kurti dje iku nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog

11/04/2023 13:15
nga:Sh R

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se raportimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti për takimin e Brukselit ishte ‘ikje’ nga përgjegjësia.

Tahiri potencoi se seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së, transmeton Klankosova.tv.

“Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog. Ai foli për Shkup e Shkodër, veç për temën që ishte thirrur nuk u përgjigj. Në fakt seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së”, shkroi Tahiri.

“Qytetarët vazhdojnë të presin përgjigje për:

1. Çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje e qeverisë në dialog dhe a do të bëhet dhe si do të bëhet Asociacioni?

2. Kur do të largohen sanksionet?

3. Cila është perspektiva e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO?”.

Postimi i plotë: