Lajme

Tahiri: Kur liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar, alarm për secilin që beson në demokraci

05/04/2024 12:22
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ndërsa ka komentuar vlerësimin e organizatës “Reporterët Pa Kufij”, ku Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar sa i përket lirisë së mediave, ka potencuar se kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkuar llogari në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo çfarë e bën tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që beson në demokraci”, ka theksuar Tahiri.

Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

“Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67. Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39. Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37”.

Qeveria e Kosovës ka pranuar rezultatin e dobët në Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit i publikuar nga organizata “Reporterët Pa Kufij”, duke theksuar se renditja e sivjetme “nuk duhet të na dekurajoj”.

Rezultatin e dobët të Kosovës në Lirinë e Medias, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, e ka lidhur me faktin se viti i kaluar nuk ka qenë një vit i lehtë për vendin, për shkak të situatës së sigurisë në Veriun e Kosovës.

Postimi i plotë: