Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është kundërshtari kryesor i kryem,inistrit Kurti ashtu siç thuhet, por është vetë qeverisja e tij dhe ministrat e tij të dobët, raporton Gazeta Blic.
“Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët”, tha ai gjatë deklarimit pas mbledhjes së kryesisë.


