Lajme

Tahiri kritika Qeverisë për refuzimin e gazit amerikan: Çka po fshihet në këtë vendim?

05/04/2022 09:20
nga:G B

Ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gazin amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se çfarë po fshihet në vendimin për refuzimin e gazit amerikan, përcjell Gazeta Blic.

Tahiri ka thënë se si mund të jetë mirë politikisht mirë për Kosovën që të jetë i vetmi vend në rajon që e refuzon gazin Amerikan përmes Greqisë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gazi amerikan dhe refuzimi i Kosovës

Pse nuk ka debat me profesionist, profesor, akademikë e qytetarë.

Pse nuk ka transparencë? Çka po fshihet në këtë vendim?

Refuzimi i gazit amerikan është gabim politik strategjik dhe ekonomik i kësaj Qeverie.

Qysh mundet me kanë politikisht mirë për Kosovën që të jetë i vetmi vend në rajon që e refuzon gazin Amerikan përmes Greqisë?

Kjo është pyetje logjike për Qeverinë e Kosovës dhe secilin qytetar jo militant! Pra a ka shpjegim politik, logjik e strategjik për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës?

Në aspektin ekonomik, le ti bëjë publike Qeveria e Kosovës studimet e fizibilitetit/nëse i ka, pra argumentet ekonomike, pse refuzimi i gazit amerikan është vendim ekonomikisht i mirë për Kosovën?

Dhe prapë pyetja logjike, pse “argumentet ekonomike” të Kosovës nuk i përdori as Maqedonia, as Serbia kur vendosën me pranu e mos me refuzu si Kosova gazin amerikan përmes Greqisë?

A i ka Qeveria e Kosovës ekspertët e ekonomisë më të mirë se Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi? Deri tash për fat të keq të Kosovës, përgjigja është Jo.

Pasojat e këtij vendimi për refuzim të gazit amerikan do t’i vuajmë ne qytetarët e Kosovës, duke paguar fatura të energjisë më të larta, por edhe duke paguar ‘faturë’ politike të pallogaritshme në këtë moment.