Lajme

Tahiri: Kosova shumë afër anëtarësimit në KiE – të gëzuar që pakica mbetën në anën e gabuar

04/17/2024 08:46
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka quajtur lajm të gëzuar votimin pro Kosovë në Asamblenë e Përgjithshme, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është më shumë është gëzim pasi shumica votuan pro, ndërsa pakica mbetën në anën e gabuar.

Postimi i saj i plotë:

Lajm i gezuar – Kosova shume afer antaresimit ne Keshillin e Evropes! edhe me te gezuar qe shumica e Asamblese parlamentare te KiE votuan pro, pakica mbeten ne anen e gabuar!