Lajme

Tahiri: Kosova e ndëshkuar me sanksione përballet sot me Serbinë e pandëshkuar në KS të OKB-së

10/30/2024 09:53
nga:Sh R

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një postim në Facebook, lidhur me seancës e radhës të Këshillit të Sigurtimit të OKB-së ku do të diskutohet për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Ajo tha se sot “Kosova e ndëshkuar e me sanksione dhe me qeveri antiamerikane do të përballet me Serbinë të pandëshkuar, gjenocidbërëse dhe pro-ruse në takimin e Këshillit të Sigurimit”.

Tahiri tutje shkroi se “Kosova është në një pozitë të mjerueshme”.

“Kosova e ndëshkuar me sanksione dhe me qeveri antiamerikane do të përballet sot me Serbinë të pandëshkuar, gjenocidbërëse dhe pro-ruse në takimin e Këshillit të Sigurimit, çfarë pozite e mjerueshme e Kosovës. “Moj Shqypni e mjera Shqypi”, është poezia që e përshkruan Kosovën sot”, ka shkruar Tahiri.