Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar përfshirjen e FBI-së që ta hetojë në përpikëri skandalin financiar që rëndon mbi ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas Tahirit, involvimi i diplomatit Berishaj me kompani që kanë tregtuar energji elektrike dhe dyshimet për shpëlarje parash, përbën një vepër penale, raporton Paparaci.
“Sa i përket çështjes së Martin Berishajt. Ne si komision që padyshim se s’kemi pasur as ambicien me zbulu një skandal rajonal. Ne s’mundemi me iu drejtu prokurorisë së Sllovenisë me pa qarkullimin e tij. Konsiderojmë që involvimi i tij me kompani që kurdo që kanë tregtuar energji elektrike në Kosovë, dhe shpëlarja e parave që kanë ndodhur nga zotëri Berishaj, që kanë ardhur nga GEN-i i Serbisë te zoti Berishaj, përbën një vepër penale”, tha ai në Kuvend.
Tahiri u shpreh se duhet të jetë një task-forcë që duhet ta zbulojë këtë aferë multi-milionëshe.
“Si është e mundur që mos të ftohet nga askush pas tërheqjes së këtyre parave. Involvimi i një ambasadori në aferë të tillë në disa shtete përbën një vepër të rëndë penale, që duhet të hetohet nga një taks-forcë. Kur kemi në raste të tillë edhe besa qytetarë me shtetësi amerikane siç raportojnë mediat sllovene, duhet të ftojmë institucione si FBI ta bëjë një investigim të kësaj çështje. Pra, kjo do një angazhim pikërisht të FBI”, theksoi Tahiri.
Gjykata në Slloveni vendos edhe në shkallën e dytë: Lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje


