Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se problemi do bëhet më i madh se e kemi një kryeministër që tre vite nuk ka arrit me pas një vizitë bilaterale në Amerikë me taku një zyrtarë të lartë
Tahiri tha se nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
Sipas tij, për gjithë këtë situatë Qeveria është fajtore.
”Pas sulmit në Bajnskë nuk ka logjik që BE Kosova me mbajt Kosovën nën sanksione e Serbia nuk ka sanksione, ne jemi në problem me aleatë. Problemi do bëhet më i madh se e kemi një kryeministër që tre vite nuk ka arrit me pas një vizitë bilaterale në Amerikë me taku një zyrtarë të lartë”, tha Tahiri.
Ai ka komentuar Rregulloren e re të BQK-së për ndalimin e dinarit.
Tahiri tha se ky është problem i Qeverisë, teksa shtoi se ”Ne nuk duhet t’ia drejtojmë gishtin guvernatorit”.
Ndër tjera, Tahiri shtoi se çështja e dinarit ka qenë edhe gjatë kohës kur në qeveri ishte AAK-ja.
”Pse Kurti nuk e ka marrë vendimin për dinarin në vitin e parë, por të fundit. Pse u dashtë tri vjet me prit me marrë këtë vendim, nuk është tema këtu tema është diku tjetër”, tha Tahiri.
Ai foli edhe për Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, të organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani.
Tahiri tha se nuk e di formatin se si ka qenë ftesa, por sipas tij më e rëndësishme ka qenë që Kosova ka qenë me një përfaqësues.
”Kryeministri nuk mundet me shku diku pa thirr, nuk ka pas ftesë, në rastin tonë e rëndësishme qe ka qenë Kosova e pranishme”, tha Tahiri.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky sot pritën udhëheqësit e Evropës Juglindore si pjesë e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë./RTV21