Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se përfundimi i mandatit të kësaj qeverie është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën.
Tahiri ka thënë se këtë qeveri e karakterizon paaftësia, pazotësia dhe mashtrimi.
Shkrimi i plotë:
“Tri lajme – tri dështime!
Tri lajmet e sotme – shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, rritja e pagës për vetëm 6.80 euro dhe paralajmërimi se sigurimi shëndetësor do të jetësohet pas katër vitesh të kësaj qeverie – japin një diagnozë të qartë me tri konkluzione: paaftësi, pazotësi dhe mashtrim spektakolar që kjo qeveri ia ka bërë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se kjo qeveri po e përfundon mandatin me dëshprim dhe kthim prapa për Kosovën.
“Besimi që qytetarët i dhanë qeverisë ishte akt shprese, ndërsa përfundimi i mandatit është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën”, ka përfunduar Tahiri.


