Lajme

Tahiri: Kancelarja Merkel po dorëhiqet si lidere që detyroi Sërbinë ta pranojë faktin se s’ka BE për të pa e njohur Kosovën

09/15/2021 10:39
nga:M K

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel po jep lamtumirë si një lidere që detyroi Sërbinë ta pranojë faktin se s’ka BE për të pa e njohur Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo tha gjithashtu se Merkel i dha goditjen përfundimtare projektit neo-jugosllav, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kancelarja Gjermane Merkel po jep lamtumiren si nje lidere boterore! Ajo detyroi Serbine ta pranoj publikisht se ska BE per Serbine pa e njohur Kosoven, i dha goditje perfundimtare projektit neojugosllav ‘Balkani i hapur’ dhe ishte ajo qe mposhti idete e rrezikshme te prekjes se kufijve dhe shkembimit te territoreve shqiptaro-shqiptare.

/GazetaBlic/