Lajme

Tahiri i reagon Kurtit pas deklaratës për ndryshim të kryesindikalistëve: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave

12/05/2021 21:49
nga:Gazeta Blic

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën e sotme për media u shpreh se duhet të ndryshohen udhëheqësit e sindikatave.

Tahiri përmes profilit të tij në Facebook tha se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80,000 mijë zyrtar publik të këtij vendi!

Sipas Tahirit, me deklaratën e fundit, Kryeministri Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata. Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta.

‘Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit. Stop, taktizimit, votojeni amandamentin buxhetor me 22 dhjetor 2021’, u shpreh ndër të tjera Tahiri.