Lajme

Tahiri i PDK-së: Kryeneçësia e Kurtit po i bën dëm arsimit dhe nxënësve

09/12/2022 12:15
nga:N M

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar debat parlamentar rreth grevave.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në Kosovë.

“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë. Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësim.

Opozita kërkon debat parlamentar për grevën në arsim