Lajme

Tahiri i irrituar me rritjen e çmimit të naftës: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë

06/07/2022 13:12
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj lajmeve të fundit për rritjen e çmimeve të derivateve, raporton GazetaBlic.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo rritje po e vështirëson jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, ai fajëson qeverinë Kurti: “Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.
Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.
Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!

Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten, Berjani: Situata stabilizohet pas përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë