Lajme

Tahiri i AAK-së: Qeveria Kurti është pa program, është e pushtetit dhe jo e shtetit

04/14/2021 12:12
nga:Q R

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program, shkruan GazetaBlic.

Tahiri përmes një konference për medie, deklaron se Qeveria Kurti ka kohë të bëjë fushatë në Shqipëri, derisa Kosovën e ka mbyllur dhe se nuk merret me detyra prioritare.

“Sot janë bërë dy muaj prej kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe qeveria ‘Kurti’ është duke qeverisur pa program. Po e shohim që kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Po shihet se kjo qeveri e ka zhurmën e madhe e punët kërkah. Zhurmën si tupan e punët kërkah. Po e shohim se po ka kohë të shkojë në fushata në Shqipëri, vendin ta mbyll dhe mos të merret me detyrat prioritare dhe të qeverisë me një program që është transparent dhe i mbikëqyrur nga Kuvendi”, ka thënë Tahiri.

LEXO EDHE: 

Gastronomët “zbuten”: Ja kur vendoset përfundimisht për hapjen ose jo të këtij sektori